
Pija e Thomos – Erëza
Thomo's drink - Mixed Spices
Pija e Thomos është një pije artizanale e veçantë, që mund ta gjeni vetëm tek Shtëpia e Miqve në Pogradec. E prodhuar çdo vit në sasi të kufizuara, ajo përgatitet me kujdes sipas stinëve dhe kohës kur frutat arrijnë pjekurinë e tyre më të mirë. Çdo shije mbart aromën dhe karakterin e natyrës së zonës, nga vishnja, arra dhe shega, te thana, manaferra dhe errëzat, duke krijuar një eksperiencë autentike, të ngrohtë dhe plot traditë.










